U lind në kamp refugjatësh/ Historia emocionuese e Alfonso Davies, mes varfërisë së tejskajshme ra një yll

Lojtarët e mëdhenjë dalin gjithmonë nga “balta”, teksa duke tejkaluar vështirësitë më të mëdha në moshën e hershme, arrijnë të ngjiten në lartësi që askush tjetër nuk mundet. Këtë ua vërteton më së miri “ferrari” i Bajernit të Mynihut, 19-vjeçari Alfonso Davies. Familja e Alfonsos është me origjinë nga Liberia, të cilës iu desh të emigronte në një kamp refugjatësh në Ganë, për t’i shpëtuar shfarosjes nga lufta civile. Në atë kamp lindi Alfonso, ku jetoi 5 vjet mes urisë dhe varfërisë së tejskajshme.

Prindërit e djaloshit emigruan në Kanada ilegalisht për ta shpëtuar atë nga kjo varfëri. Në skuadrat e moshave trajneri i Alfonsos i tha familjes se fëmija i tyre kishte shumë talent, prandaj duke marë parasysh që gjendja ekonomike e tyre ishte mjaft e rënduar, i sugjeroi aktivizimin e tij në një akademi të lirë. Në moshën 15 vjeçare, Davies u transferua tek Vancouver Ëhitecaps në MLS, duke u bërë lojtari më i ri që luante në këtë ligë.

Pasi zbuloi talentin e mbrojtësit, Bajerni e bleu lojtarin për një shifër të ulët prej 10 milionë, megjithatë vlera e lojtarit tashmë ka shkuar gati 6 herë më e lartë. Përpara ndeshjes me Barcelonën, Alfonso deklaroi se Mesi ishte idhulli i tij, por ishte koha të luante kundër tij. 19 vjeçari dha një super asist duke dribluar disa herë Semedon. Alfonso Davies përballoi vështirësitë e mëdha që në një moshë fare të vogël, por tashmë është jeta ajo që po ja shpërblen çdo sakrificë, pasi është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online