Afrimi i Kristiano Ronaldos, ka bërë që efekti të ndihet te Juventusi. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe përsa i takon marketingut, apo interesit nga tifozët bardhezi dhe ata kundërshtarë. Me yllin portugez në ekip, “Zonja e Vjetër” është përfshirë mes dhjetë skuadrave të sportit botëror, me pagat mesatare më të larta.
Përfundimi vjen nga “Sporting Intelligence”, e cila vlerëson kampionatet kryesorë në të gjitha sportet (350 skuadra në 13 shtete të ndryshme) dhe që “kurorëzon” futbollin dhe basketbollin, si dy disiplinat ku sportistët paguhen më tepër. Renditja special kryesohet nga Barcelona me pagë mesatare që përllogaritet në diçka më tepër se 11,8 milionë euro për sportist.
“Blaugranat” ndiqen nga Reali i Madridit, me 10,6 milionë euro, ndërsa dy gjigandëve spanjollë pozicionohen pesë skuadra të NBA-it amerikan. Oklahoma Siti Thandër, Golden Stejt Uorriors, Toronto Raptors, Hjuston Rokets dhe Majemi Hit.
Pas tyre, në vendin e nëntë pozicionohet Juventusi, me rrogë mesatare afro 7,8 milionë euro. Kampionët e Italisë janë ngjitur me 23 vende, sepse vetëm një sezon më parë ishin të 32-ët. “Top 10” mbyllet nga Mançester Junajtid me afro 7,6 milionë euro, por fakti është që Kristiano Ronaldo e ka projektuar Juventusin në një tjetër dimension.