Nga i padiskutueshëm në portën e Lacios tashmë Strakosha ka përfunduar në plan të dytë dhe pjesën më të madhe të ndeshjeve i ka ndjekur nga stoli. Konkurrenca me një emër si Pepe Reina i ka kushtuar shtrenjtë gardianit kuqezi, pavarësisht se blerja e spanjollit u krye për të rritur në eksperiencë dhe cilësi portierin e Kombëtares shqiptare. Vetëm 6 ndeshje numëron këtë sezon Thomas Strakosha mes Champions League dhe kampionatit, në të cilat nuk ka bindur as trajnerin Inzagi e as opinionin sportiv.
Media e njohur italiane, “Calciomercato.com”, e ka përfshirë portierin e Lacios në 5 dështimet e Serie A për këtë sezon. Në vlerësimin e tyre Strakosha kryeson listën me një notë mesatare 5.3 në pesë takime të zhvilluara në kampionat. Më tej gjenden edhe emrat e Sirigu, Handanoviç, Meret dhe Musso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
- Strakosha (Lazio, 5) 5.3
- Sirigu (Turin, 12) 5.54
- Handanovic (Inter, 14) 5.92
- Meret (Naples, 6) 5.92
- Musso (Udinese, 11) 5.95