Zyrtare/ Një zgjidhje brenda familjes, pasardhësi i Skënder Gegës nis punën në krye të Kukësit

Nuk ka vonuar shumë dhe Kukësi ka zyrtarizuar pasardhësin e Skënder Gegës në krye të pankinës. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen pas humbjes turpëruese kundër Partizanit mbrëmjen e djeshme. Një disfatë 4-1 është shumë për ekipin verilindor dhe trajneri tropojan nuk priti më gjatë për të marrë vendimin drastik për të dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë nuk ka surpriza për emrin që do të marrë drejtimin e skuadrës. Ashtu siç edhe vetë Gjici e paralajmëroi mbrëmjen e djeshme në “Sport News Plus”, zgjidhja vjen nga brenda familjes. Është pikërisht Rrahman Hallaçi ai që do të udhëheqë nënkampionët e Shqipërisë, teksa sot ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore. Hallaçi dha sinjale pozitive në krye të pankinës gjatë kohës kur Gega po luftonte me pandeminë, duke realizuar edhe kthesën në rezultate për Kukësin.

“Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.
Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner! Suksese profesor Hallaçi!”, bën me dije klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online