“Piolin e pushuan dhe tani duket si Guardiola”, menaxheri i mbrojtësit akuza Milanit: Nuk e kuptoj këtë trajtim

Milani ka tejkaluar çdo pritshmëri këtë sezon, duke qenë të pamposhtur në Serie A. Fryma në skuadrën kuqezi është vërtetë pozitive, por edhe në këtë sezon fantastik ka nga ata që mbeten të pakënaqur. Musakio ka humbur vendin në formacion, duke ia dorëzuar Kjaerit. Në një intervistë për “Calciomercato”, menaxheri i lojtarit tregon situatën që po kalon klienti i tij, si dhe nuk nguron të akuzojë Milanin për trajtimin që po i bëhet Musakios.

“Është një situatë e çuditshme dhe e pasigurt për të gjithë. Nuk e kuptoj këtë trajtim kur ai i dha të gjitha për ekipin dhe gjithashtu luajti me probleme, me kërkesë të trajnerit dhe kjo i kushtoi një dëmtim. Por futbolli është i tillë, Pioli u pushua nga puna dhe tani ai duket si Guardiola. Kjo është jeta, duhet të presësh për mundësi”, është shprehur menaxheri i Musakios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online