Eduard Nketiah, kur dy prekje ndryshojnë jetën!

Për shumicën nga ju ishte një mbrëmje e zakonshme, për dikë pune, të tjerë kanë fjetur herët, ose shumica kanë vendosur ndonjë skedinë për “të shtyrë” shumëllojshmërinë e ndeshjeve… Njëra prej tyre, u vendos nga ai, Eduard Nketiah. Sigurisht, hera e parë që e dëgjoni, pasi është hera parë që ai dëgjon t’i thërritet emri nga Venger: do të futesh tani, zhvishu! Urdhër i prerë i francezit, teksa Arsenali po humbet ndaj Noruiçit, në Kupën e Ligës. Eduard bëhet gati dhe dridhet nga emocionet, por nuk ka frikë.

https://www.youtube.com/watch?v=LYE3L96Ly28

Vetëm 18 vjeç, por i talentuar. Një djalë emigranti i rritur në Londër, teksa pret mbrëmjen e kurorëzimit. Dhe, si në përralla, ajo vjen. Zbret në fushë në minutën e 85-të, duke debutuar. Topi i parë i prekur dhe goli i barazimit për “Topçinjtë”…. Minuta 96 dhe një tjetër prekje vendimtare: 2-1 për Arsenalin. Duart lart, tifozët në festë dhe një ëndërr e realizuar. Ndoshta, më mirë që ju jeni në shtëpi dhe ai aty, sepse ashtu ishte shkruar…

https://www.youtube.com/watch?v=iwRqvPZxu-E

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online