Mbrëmjen e sotme është zhvilluar ceremonia për ndarjen e çmimeve për më të mirët e sezonit në Ligën 1 të Francës. Në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit ishte edhe Edon Zhegrova. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer me fanellën e Lilës, çfarë i mundësoi të ishte një nga kandidatët për t’u shpallur futbollisti më i mirë të Ligës 1.
Zhegrova ishte në garë me emra si Mbapeja, Dembeleja, Obamejangu dhe Les Meloja. Trofeu në fund shkoi në duart e Kilian Mbapesë, i cili është shpallur kampion me PSG-në si dhe prin listën e golashënuesëve me 27 gola të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
????? Kylian Mbappé remporte pour la cinquième fois le trophée UNFP du meilleur joueur de Ligue 1 ! #TropheesUNFP pic.twitter.com/SPtNBvB1Dw
— la chaine L’Équipe (@lachainelequipe) May 13, 2024