Editorial/ Xhaferi, media, Bashkia dhe tifozët! Përse janë duke heshtur? Mesazhi erdhi dhe nga pankarta

Editorial nga Ermir Vajushi për “Sport Ekspres”

Siç është bërë e ditur, tashmë prej kohësh, në skenë për të marrë drejtimin e klubit të futbollit Vllaznia ka dalë Alban Xhaferi, aktualisht president i klubit të basketbollit Vllaznia. Pas një ecurie tejet pozitive në drejtimin e basketbollit në 1 vit e gjysmë, Xhaferi kërkon të marrë c?elesat e futbollit.

Fillimisht ai doli publikisht në mediat lokale të qytetit të Shkodrës e më pas kaloi në kontaktet direkte me Kryebashkiaken Ademi, tashmë ka hedhur edhe hapin tjetër, atë të kërkesës zyrtare në drejtim të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak Shkodër nëpërmjet një letre të drejtuar dy zonjave kryetare. Deri ketu duket gjithc?ka në rregull, por ajo qe bie në sy tashmë janë mediat lokale të cilat heshtin, heshtin dhe madje pa kuptim!

Të jenë vallë të friksuara, shokë dhe miq të drejtuesve të pushtetit lokal apo mos vallë militant partie?! Apo mos ndoshta nuk i’a ndjen fare për problematikën kryesore të klubit Vllaznia dhe në dorë i ka mbetur kalemi apo mikrofoni kot së koti?! Kjo nuk kuptohet! Heshtje dhe terr informativ! E megjithatë tifozët nepër rrjetet sociale apo qoftë edhe në mënyre individuale vazhdojnë të shprehin dëshirën që pushteti lokal të hapë rrugën e bashkpunimit për privatizimin e KF Vllaznia!

Jo më larg se në protestën e para pak ditëve për mbrojtjen e fëmijëve e zhvilluar në qytetin e Shkodrës, disa tifozë do të dilnin me një pankartë me të cilën thuhej “MOS P..DHUNONI RININ, SI BASHKIA VLLAZNINË”.

Një pankartë kuptimplotë që tregon më së miri edhe gjendjen e klubit dhe mënyrën se si ajo trajtohet tashmë prej 8 vitesh e më shumë! Ndërkohë, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak as që i bien atij krahu dhe askush nuk del të informoje apo flasë për këtë çështje! A mos vallë duan të vazhdojnë sërish me të njëjtën mënyrë???!!! Une shpresoj që jo!

Në rast se pushteti lokal vazhdon me moskokëcarje atëherë do mbajnë përgjegjësi për atë që do ndodhi në vazhdim! Njerëzit kanë filluar jo vetëm të mërziten, por po kalon në një urrejtje që mund të kalojë në REVOLTË POPULLORE!

Durimi është sosur prej kohësh tashmë dhe duke parë interesimin dhe vendosmërinë konstante të Xhaferit, ata kerkojnë me urgjencë hapjen e bashkëpunimit, për t’i dhënë frymë kësaj Vllaznie që duket se frymë i ka mbetur shumë pak! Borxhe të akomuluara që kapin shifrën e 1.8 mln $, menaxhim skandaloz, rezultate sportive turpëruese! Tifozëve nuk u mban më shpirti! Ndaj, ju Ademi dhe Kadia  duhet të hapni rrugë një sekondë e më parë! Mos i nxirrni njerëzit në rrugë! Evitojeni këtë revoltë sepse Shkodra ka mjaftueshem probleme te tjera! Jepini Shkodrës dhe shkodranëve kënaqësinë dhe krenarinë e munguar prej vitesh! HAPENI RRUGËN !!! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online