Editorial nga Xhevdet Zekaj/ Skandali, skandalozët dhe të skandalizuarit…

Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj/ Vangjel Sako

Vazhdon zhurma e kotë para zgjedhjeve të radhës në futbollin shqiptar. Fletushka, e vënë në dispozicion të “ofertuesit” më të parë, nuk ka ditë që nuk hapet me titullin “skandal”. Në fakt, vetëm skandal nuk ka gjëkundi në zgjedhjet që po bëhen në shoqatat rajonale të futbollit shqiptar. Skandal është flakja tutje e petkut të gazetarit profesionist dhe shpifja e përditshme.

Skandaloze u konsiderua nga kritikët e paepur, por pa asnjë fakt, zgjedhja e Lazër Matija në krye të shoqatës së futbollit shkodran. Në fakt, ai është presidenti i Vllaznisë së femrave që shpenzon miliona tash sa vite, që ka shkuar me vajzat kuqeblu deri në Champions League. Natyrisht, në fushatë zgjedhjesh ka propagandë, shpifet pa hesap kundër kundërshtarit, premtohen mrekulli, hapet thesi, joshet, mashtrohet.

Mund t’i kuptojmë aktorët e garës, të pozicionuar në llogore, por si mund të mplekset gazetari profesionist dhe t’i thotë të bardhës të zezë e anasjelltas. Lëpijnë ndonjë kockë dhe ato me këtë rast, marrin ndonjë pagesë nën dhe mbi dorë, sepse nuk i blen më askush si fletushkë, me atë që shkruajnë.

Le të mbajnë anë, por si minimum profesional të shohin të gjitha këndvështrimet e cështjes, t’i përballin qëndrimet e palëve, të skandalozëve dhe të  “shenjtorëve”. Si ka mundësi që sillen si derrat, të cilët rendin vetëm drejt kazanit të plehrave… “Skandali” i ri për zgjedhjet e shoqatës rajonale të Shkodrës është një shpikje e re, sipas motos shpif e shpif se dicka do të mbetet.

E quajnë turp të madh që u zgjodh në krye Lazër Matija, i cili në një moment të caktuar paska tentuar të godasë arbitren e një ndeshjeje, e paska pështyrë. Bëhet fjalë për një ndeshje të kompeticionit europian dhe në të tilla raste UEFA nuk fal askënd. Pra, po të kishte ndodhur vërtet ashtu sikurse shpif fletushka, do t’i ishin hedhur celësat në det presidentit të Vllaznisë për femra…

Fakti që dënim nuk ka patur do të thotë se nuk është vërtetuar akuza e “shenjtorëve” mediatikë. Dhe një i padënuar nga organet kompetente nuk mund të shpallet fajtor nga askush, qoftë ky edhe gazetar bishtuk 50 kg. Ndoshta moralisht kritikohet, por asgjë më tepër, nuk mund ta dërgosh në turrën e druve…  Matija ka ligjërisht dhe kushtetueshmërisht të zgjidhet e të zgjedhë. Mjaft më me dënime publike, agjitacion e propagandë.

A e mbani mend se si i futi gishtin në sy Tito Vilanovës ish-trajneri i Real Madridit, Mourinho? A iu mbyll aty karriera, nga gjyqet mediatike? Sigurisht që jo, sepse incidente në gjaknxehtësi e sipër ka sa të duash në futboll.  A e mbani mend presidentin e PAOK me pistoletë në fushën e stadiumit?  Sa dhunë ndaj arbitrave kemi parë nga Argjentina në Kolumbi, nga Italia në Gjermani.  Në të gjitha këto raste duhet qëmtuar fajtori real, kush i provokon incidentet me padrejtësi sportive.

Edhe presidenti i femrave të Vllaznisë është ankuar për një padrejtësi sportive, në kulmin e emocioneve. Pse bëhemi më katolikë se Papa, duam ta shohim qimen në syrin e tjetrit dhe jo traun në sytë tanë?  I mirëkuptojmë emocionet zgjedhore të të përfshirëve në garë, por gazetaria duhet të jetë mbi palët. Jetojmë në Shqipëri, ndikohemi nga politika e këtushme, që nuk lë askënd pa nxirë, pa njollosur, pa akuzuar.

Emocionet politike shkaktuan një viktimë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, sepse deri këtu shkon indoktrinimi ynë si shqiptarë pas liderëve e partive të ndryshme, që na ngopin me lugën bosh. Kjo sëmundje po tentohet të përcillet edhe në zgjedhjet e futbollit, ku fletushka, që ka marrë “flamurin” e “virgjërisë” sportive në vendin tonë hapet me titullin “skandal” cdo ditë. Skandalozët i filluan shpifjet e tyre me “zbulimin” e vjedhjes së 2.5 milionë eurove, por u përgënjeshtruan shpejt nga faturat dhe letrat zyrtare.

Si mund të quhet skandal kandidimi i Lazër Matija për kreun e shoqatës rajonale të Shkodrës, njeri i pa dënuar, që nuk shkel asnjë kod etik, rregullore, ligj e statut të FSHF-së, UEFA-s dhe FIFA-s? U doli boja fletushkave, që shkojnë deri atje dhe botojnë foto të presidentit Duka në një lokal në Bjellorusi, duke festuar si qytetar i lirë.

Pse, kur qenka bërë e ndaluar të bësh atë që do, të festosh edhe i shfrenuar disi një fitore jashtë kostumit zyrtar? Qysh kur nuk duhet të respektohen traditat vendase dhe protokolli i darkave që organizon ekipi pritës? Mendja epshore e disave i bën të ngatërrojnë valltarët me veshje tradicionale me balerinat që frekuentojnë vetë. Mirë që nuk keni argumenta, mirë që po shfrytëzoni “ekskluzivet” e rivalëve të vetëshpallur të Dukës, të cilët deri dje kanë ndërhyrë deri te formacioni në kombëtaren kuqezi, duke abuzuar.

Po, nëse ka një faj Duka, është se iu ka besuar sharlatanëve që “ulërisnin” në mikrofon, se ka mbajtur pranë vetes gjasme gazetarë që abuzonin me emrin e tij. Sa për kandidatë, i pompojnë apo jo fletushkat e pashitura më, deri tani nuk i vjen asnjëri deri te maja e thoit presidentit aktual të FSHF-së. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online