“Edi Rama nuk ka reaguar ende për tritolin në shtëpinë e Dukës”, Bledian Koka: Ishte sinjal për të dhënë dorëheqjen

Gazetari Bledian Koka ishte i ftuar në “Edicionin e Pasdites” në “Syri” atje ku ka folur për ngjarjet e fundit. Në mbrëmjen e djeshme do të vendosej tritoli në shtëpinë e presidentit të FSHF, Armand Duka. Sipas Kokës, ky ishte një sinjal i pastër për të dhënë dorëheqjen nga kandidimi.

“Ky është sinjal që Duka të japë dorëheqjen. Këta duan ta heqin Dukën, sepse e dinë se nëse kandidon, Duka fiton. Nëse i thonë Dukës që ke kaq mandate, po vetë pse kanë 3 mandate në pushtet. Veliaj është mashë që do të trazojë thëngjillin. Veliaj po përdoret nga Rama. Rama nuk reagoi fare për tritolin në shtëpinë e Dukës.

Ramën e nxjerrin institucionet ndërkombëtare si kryeministrin që qeveris vendin më të korruptuar në Ballkan, ku edhe reforma në drejtësi ka dështuar në mënyrë spektakolare. Veliaj kujton se do kalojë një ditë të zotin, Ramën, por i zoti vetëm po e fundos”, deklaroi Koka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online