“Edhe unë doja të isha në Euro 2016, e di si e përjeton lojtari”, Salihi: Shpresoj që Broja të ketë gola dhe asiste

Hamdi Salihi ka qenë i pranishëm në emisionin “Elite Shoë” në “Supersport” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ish-sulmuesi shqiptar ka folur për përgatitjet që Kombëtarja po kryen për Kampionatin Europian. Salihi ka komentuar gjendjen që po kalojnë sulmuesit kuqezinj dhe për vështirësitë që do të ketë Silvinjo për të përzgjedhur listën me 23 lojtarët që do të marrë me vete në Gjermani.

“Përgatitjet për Europianin kanë filluar menjëherë pas kualifikimit. Duhet t’i monitorosh lojtarët javë pas jave. Jemi munduar të organizojmë punën dhe të ndajmë detyrat. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e lojtarëve të sulmit po luajnë, shënojnë dhe asistojnë. Shpresoj shumë që edhe Broja të futet në listën e lojtarëve që shënojnë. Goli të jep tjetër psikologji dhe besim. Shpresoj të vazhdojnë kështu deri në fund. E dimë që gjërat ndryshojnë në futboll, nga dita në ditë. Shpresoj që të mos kemi probleme apo dëmtime kur të fillojë Europiani.

Dhimbje koke zgjedhjet në sulm? Kjo është periudhë shumë delikate. Gjërat ndryshojnë për lojtarët nga dita në ditë. Manaj po bën shumë mirë, Muçi gjithashtu. Broja ndërroi ekip, shpresoj të ketë gola dhe asiste. E njëjta gjë me Cikalleshin. Ai ka formë më konstante, luan dhe shënon golat e tij. I shërben ekipit. Uzuni shënoi para pak ditëve, shpresoj të vazhdojë kështu. Është një lojtar tek i cili ka shumë efekt ana psikologjike. Ndikohet, kështu që shpresoj të jetë gati përpara fillimit të Europianit. Fillojnë tani kampionatet edhe për Asanin dhe Seferin. Shpresoj të futën në ritëm sa më shpejt. Ka rëndësi që gjendja të jetë ku duhet për lojtarët tanë në muajt maj dhe qershor.

Lista me 23 emra? Shpresoj që të gjithë të jenë mirë fizikisht dhe të gatshëm për t’i shërbyer Kombëtares. Zgjedhjet i takojnë trajnerit. Është e vështirë. Unë kisha shumë dëshirë të merrja pjesë në Euro 2016. E di si përjetohet nga lojtari. Tani kuptoj edhe vështirësitë e trajnerit. Do të jetë e vështirë. Rëndësi ka që të mos bëhen zgjedhjet e trajnerit, të mos bëhen zgjedhje të detyrueshme. Pra të jenë të gjithë të gatshëm, më pas vendos trajneri”, ka deklaruar Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online