E bujshme/ Klubi rus bën ofertë zyrtare për lojtarin shqiptar, ofron shifrën rekord prej 1.7 milionë eurosh

Drilon Hazrollaj është një nga lojtarët më të vyer të kampionatit të Kosovës. Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen me fanellën e Malishevës, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë 12 gola dhe të japë 9 pasime për gol. Paraqitjet dhe statistikat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Gazetari nga Kosova, Lorik Gashi, ka zbuluar në studion e emisionit “Kampionët” se një klub rus ka ofruar 1.7 milionë euro për shërbimet e Hazrollajt. Një shifër rekord kjo për kampionatin e Kosovës, e cila është refuzuar nga Malisheva. Gashi njofton se arsyeja e dhënies së një përgjigjeje negative është se vetë lojtari nuk dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Rusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online