Elvis Rexhbecaj është emri i ri që i shtohet Bundesligës gjermane. Mesfushori 19-vjeçar me origjinë nga Prizreni ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me Volfsburgun, deri më 2020.
19-vjeçari është aktivizuar tek ekipi i moshave të Volfsburgut dhe verën e shkuar kaloi gradualisht te Volfsburg II, ekipi U23, që luan në Ligat Rajonale.
Më pas, në verën e shkuar ai arriti të bëntë hapin e madh, duke u përfshirë tek skuadra U-23. Një gol në 17 ndeshje dhe një rendiment në rritje konstante sezonin e shkuar, 4 ndeshje e një gol në sezonin që ka nisur. Kjo ka bërë që Volfsburgu të nxitojë, për të mos e humbur, duke i firmosur kontratë me ekipin e parë.