“Edhe në këtë gjendje të keqe, Astana është më e fortë se Partizani”! Ish-mbrojtësi i kazakëve: Do fitojnë 2-0 dhe do ta kenë të lehtë në Shqipëri

Në Kazakistan janë të bindur se Astana do të kalojë Partizani dhe do të shkojë në grupet e Conference League. Ish-mbrojtësi i Astanës dhe Kombëtares së Serbisë, Antonio Rukavina, ka ndarë mendimin e tij për këtë përballje. “Unë mendoj se që në momentin kur Astana nisi rrugëtimin në Champions League, kishte shumë mundësi të mbërrinte në grupet e Conference League sepse situata në ekip nuk është e mirë, për të shkuar në Champions.

Sigurisht, edhe tani në këtë gjendje Astana është më e fortë se Partizani. Do të fitojnë 2-0 në shtëpi dhe do ta kenë më të lehtë për të luajtur në Shqipëri”, tha Rukavina. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *