“Edhe në dy ndeshjet e fundit na ndodhi e njëjta gjë”, Cekiçi tregohet i sinqertë: Rrotullohemi në zonë dhe bllokohemi

Shqipëria zhgënjen edhe në ndeshjen e saj të fundit për këtë muaj. Kombëtarja nuk ka arritur të mposhtë dot as Estoninë në takimin e sotëm miqësor të zhvilluar në “Air Albania”. Ndeshja ka përfunduar në barazim 0-0 dhe tregoi problemin e kuqezinjve për të gjetur rrjetën e kundërshtarit. Pavarësisht se ndaj Estonisë ishte një përballje miqësore, një fitore do të ishte një sinjal i mirë zgjimi për Kombëtaren, pas atyre rezultateve tërësisht zhgënjyese kundër Islandës dhe Izraelit. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Broja: “Them se kur stërvitemi më shumë dhe kur shihemi për çdo ditë si shihemi në ekip është më rehat. Kur vijmë një herë në muaj dhe stërvitemi 4-5 ditë bashkë është e vështirë ndonjëherë ti kuptosh të gjithë lojtarët. Në stërvitje shkoi shumë mirë, por në ndeshje nuk doli rezultati mirë. Kemi pasur raste për të bërë gol, por nuk kemi pasur fat ndonjëherë. Sulmi nuk është vetëm 2-3 lojtarë, është tërë ekipi. Sulmi nis nga portieri. Ai nis pasimet. Të gjithë lojtarët duhet të hyjnë në zonë për të bërë gola. Të vazhdojmë të stërvitemi mirë si grup dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin. Atëherë mund të arrijmë gjëra të mëdha. Duhet të komunikojmë më shumë dhe të jemi më të përqendruar te ndeshja. Skema është stili i trajnerit. Cfarë bën trajneri nuk mund ta ndryshosh. Ai e zgjedh lojtarin dhe formacionin”.

Cekiçi: “E kemi parë edhe në dy ndeshjet e fundit ndodh e njëjta gjë. Rrotullohemi atje në zonë dhe bllokohemi. Nuk e di pse ndodh. Le të shpresojmë që me fillimin e kampionatit të ndryshojë. Besoj se nuk ka të bëjë me skemën. Ndihem më mirë në numër 10-sh. Nëse do kishte winger, do bëja rrotacionin me të”.

Bajrami: “Jam shumë i lumtur me debutimin. Ishte një lojë e mirë nga ana ime. Pjesa e parë ishte pak me emocione. Në pjesën e dytë isha më mirë. Karakterin dhe personalitetin e kam. Unë e kam pasur gjithë jetën. Ashtu jam, ashtu luaj, ashtu stërvitem. Besoj do jem pjesë edhe në të ardhmen. E dinim që Estonia do rrinte shumë mbrapa. Detyra jonë ishte ta qarkullonim topin majtas-djathtas që të hapeshin hapësira dhe të fusnim topin për sulmuesit”.

Vrioni: “Kërkuam të fitonim ndeshjen. Patëm raste. Në pjesën e parë pata unë një rast me kokë, patëm më shumë raste. Tani duhet të pushojmë dhe të bëhemi gati për në shtator në Nations League. Unë besoj te ky grup. Në shtator do të kërkojmë të marrim maksimumin e pikëve. Në stërvitje punojmë të gjithë së bashku për të kërkuar golin edhe në ndeshje. Do kërkojmë ne sulmuesit të bëjmë gola që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë. Mesfushorët na kërkojnë. Duhet të japim vetëm maksimumin dhe të bëjmë gola, sepse është ajo që trajneri na kërkon”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online