Edhe Kamza në revoltë: Na e vodhën fitoren

Kamza ngre krye, një ditë pas ndeshjes kundër Kukësit. Me qetësi, drejtuesit e Kamzës kanë riparë ndeshjen dhe kanë dalë me një deklaratë ku akuzojnë gjyqtarin Kridens Meta, duke iu referuar sidomos golit të parë të Kukësit, me Elton Kale që u përplas me Halilajn.

“I njëjti arbitër në të dyja ndeshjet është i qëllimshëm apo rastësi!? Edhe në ndeshjen me Flamurtarin arbitri i mohoi Kamzës golin e rregullt dhe penalltinë të saktë të padhënë
Këtë sezon FK Kamza po luan futboll të bukur, por në disa ndeshje vijojnë që arbritrat ta dënojnë padrejtësisht dhe t’i mohojnë fitoret. Rastet janë konkrete, si gjykimi në përballjen dy herë me Kukësin si dhe ndaj Flamurtarit të Vlorës.
Në ndeshjen e djeshme Kamza e dominoi totalisht ekipin e Kukësit në çdo drejtim, por arbitri Kridens Meta i mohoi fitoren e merituar. Goli i parë i Kukësit ishte faull i dukshëm ndaj portierit të Kamzës, Argent Halilaj, nga sulmuesi i Kukësit Kale, por arbitri, në vend që ta anulonte, e akordoi si gol të rregullt. Është i njëjti arbitër që ka gjykuar edhe ndeshjen e parë të fazës së parë në Kukës, ku e ka favorizuar qartë Kukësin edhe në takimin e parë.
I njëjti arbitër në të dyja ndeshjet është i qëllimshëm apo rastësi!? Edhe në takimin e fazës së dytë, edhe pse i njëjti arbitër me të njëjtin mision të dënojë ekipin e Kamzës. Kujtojmë që ekipit të Kamzës i kanë mohuar fitoren edhe në ndeshjet e tjera të luajtura, pavarësisht futbollit të bukur të zhvilluar. Në transfertën në Vlorë ndaj Flamurtarit, edhe pse Kamza luajti një ndeshje të bukur, arbitri i mohoi fitoren, ku i anuloi një gol të rregullt sulmuesit të Kamzës, Fukui, dhe i mohoi një penallti të sigurt ekipit të Kamzës në minutën e 95-të. Në pamjet filmike duket qartë se kishim të bënim me një 11-metërsh të mohuar në favor të Kamzës, i cili mund të ishte vendimtar në rezultatin final të takimit. Në analizën e moviolës që specialistët e futbollit i bënë ndeshjes së Kamzës, u tha që ekipin e Kamzës vijojnë ta dënojnë arbritrat, duke i mohuar edhe fitoren. Në total, Kamzës i janë mohuar 6 pikë të sigurta. Me pikët e mohuara, Kamza do të renditej në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.
Këto raste prekin drejtpërdrejt FSHF-në, pasi gjykimi ka qenë i kontestuar në disa ndeshje dhe po bëhen shumë klube që ngrenë zërin këtë herë për menaxhim aspak serioz të garës dhe favorizim të disa ekipeve”.

One thought on “Edhe Kamza në revoltë: Na e vodhën fitoren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online