Edhe gladiatori i Shqipërisë në panik, trajneri i Paderbornit dyshohet i infektuar me Covid-19

Trajneri i klubit gjerman të Paderbornit, Steffen Baumgart, dyshohet se është i infektuar me Koronavirus. Kreu i pankinës së skuadrës ku luan edhe gladiatori shqiptar, Klaus Gjasula, i është nënshtruar mëngjesin e sotëm analizave për të mësuar të vërtetën mbi gjendjen e tij shëndetësore. Vetë klubi gjerman e bën të ditur një lajm të tillë, përmes një komunikimi në faqen zyrtare të tyre.

Paderborn tregon se përgjigjet e analizave do të jenë në duart e tyre pasditen e sotme, ndërsa ky do të ishte rasti i tretë në kampionatin gjerman nëse rezulton pozitiv, teksa ditën e djeshme Hanoveri ka konfirmuar prekjen e dy lojtarëve të tij. Ndërkohë një infektim i Baumgart vë në rrezik të gjithë klubin e Paderborn së bashku me Gjasulën, që sidoqoftë duhet të ndjekë tashmë rregullat e vendosura dhe të izolohet për 14 ditë, në mënyrë që të shmanget përhapja e Covid-19./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online