Dorëzohet edhe Premier League/ Liverpool duhet të presë më gjatë, në Angli ndjekin rrugën e Serie A

Edhe Premier League është dorëzuar përpara Koronavirusit, teksa Federata Angleze ka marrë vendimin për të ndërprerë kampionatin deri në datën 3 prill. Në fillim u mendua që futbolli i fundjavës të vijonte normalisht dhe me atmosferën e tifozëve në stadiume, por presioni për të ndryshuar këtë vendim ka qenë i lartë.

Gjithashtu infektimi i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, si dhe i futbollistit të Chelseat Hudson Odoi me virusin Covid-19 ka sjellë izolimin e skuadrave përkatëse si dhe të ekipeve të tjera që kanë luajtur me to. Kjo ka bërë që Federata të ndryshojë sjellje dhe të dalë në përfundimin e pezullimit të Premier League, EFL dhe FA Cup, si dhe elitën e futbollit të femrave deri në datën 3 të muajit të ardhshëm. Kështu Liverpool duhet të presë më gjatë për të rikthyer pas 30 viteve titullin kampion në “Anfield”, pasi për momentin siguria e qytetarëve ka prioritet më të lartë se gjithçka tjetër./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online