Bajerni i Mynihut fitoi Superkupën e Gjermanisë të shtunën, duke mundur me 11-metërsha Dortmundin, pas barazimit 2-2 në 90 minuta.
Megjithatë, pas ndeshjes vazhdon të flitet për dështimin e teknologjisë VAR, që shkaktoi jo pak probleme.
Robert Levandovski barazoi në minutën e 17-të dhe Feliks Cvajer akordoi golin, por dyshonte te pozicioni i Kimish. Konsultimi me arbitrin shtesë të ndeshjes ishte i kotë, sepse teknologjia VAR pësoi difekt dhe ishte e pamundur të verifikohej aksioni i golit.
Arbitri Cvajer akordoi golin dhe i eci mbarë, sepse pas ndeshjes i thanë që vendimi ishte i drejtë.
Megjithatë, dështimi i VAR pa nisur kampionati ngre shumë dyshime, sepse në Bundesligë duhen evituar ngjarje të tilla.