Ekzekutimi i penalltive ka hapur debat në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“. Altin Sulçe ka kritikuar atë penallti të humbur nga Kane, duke bërë edhe ironi me faktin se edhe prezantuesja e emisionit, Dorisa Keçani, do të kishte gjuajtur më mirë.
Altin Sulçe: Atë që gjuajti Harry Kane më mirë e gjuante Dorisa. E qante Dorisa atë penallti.
Sokol Bulku: Po penalltinë e parë a e gjuajti mirë?
Altin Sulçe: Lëre penalltinë e parë. Ajo (Franca) i eliminoi. Morën valixhet ikën në shtëpi.
Ishte një pjesë e debatit të zhvilluar, që më pas ka ndarë moderatorin Sulçe dhe pjesën tjetër të panelit në dy anë të ndryshme. Gazetari ishte i mendimit se trajneri duhet të mësojë futbollistët se si të godasin penalltitë, ndërsa pjesa tjetër e panelit argumentonin se trajneri thjesht ka për detyrë të evidentojë gjuajtësit e mirë të penalltive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/