Edhe dashuria e ka një cak! Dibala kërcënon të hedhë në gjyq Juventusin, kërkon 50 milionë euro nga bardhezinjtë

Ndarja mes Paulo Dibalës dhe Juventusit nuk ka qenë e lehtë për sulmuesin argjentinas. 29-vjeçari luajti që nga viti 2015 për fanellën bardhezi, ndaj të cilës ka treguar pasion dhe dashuri të madhe. Në të shkuarën argjentinasi ka refuzuar oferta nga klube të mëdha në Europë vetëm për të vijuar me “Zonjën e Vjetër“. Por edhe dashuria e ka një kufij. Pas transferimit te Roma, tashmë

Dibala kërcëkon të hedhë në gjyq ish-klubin e tij. Lojtari pretendon se Juventusi i detyrohet ende një shifër prej 3 milionë eurosh. Madje, përpos tyre, synon të marrë edhe 50 milionë euro të tjera. Nga mediat në Itali mësohet se Dibala pretendon të ketë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës për 5 vite me “Zonjën e Vjetër” në vitin 2021, nga e cila do të përfitonte 70 milionë euro në total. Por Juventusi ndryshoi mendje pas blerjes së Vlahoviçit nga Fiorentina, duke mos zgjatur më tej bashkëpunimin me sulmuesin 29-vjeçar.

Ky i fundit kërkon si dëmshpërblim diferencën mes shumës aktuale që përfiton te Roma dhe shifrës që do të përfitonte nga kontrata me të cilën ra dakort për ta firmosur me Juventusin. Çka përkthehet ndryshe, 50 milionë euro dëmshpërblim për Paulo Dibalën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online