Historia e ditës mbetet e ardhmja e Kristiano Ronaldos dhe natyrisht nuk mund të mbetet pasiv as tregu i basteve. Juventusi është gjithnjë e më pranë firmës me yllin e Realit dhe kompaninë e basteve nëpër botë kanë reaguar në kuotat mbi të ardhmen e portugezit.
Kështu, në këtë moment basti që Kristiano firmos për Juventusin para 3 shtatorit 2018 kuotohet vetëm 1.28 në Betfair, çka tregon se për tregun e basteve transferimi i Ronaldos në Itali është thuajse i sigurt.
Nëse Ronaldo qëndron në Madrid, kuota është 3, pra me një euro bast u kthehen bast 3 të tilla.
Ka edhe opsione më të ndërlikuara, si për shembull transferimi te PSG, që kuotohet 21, në kampionatin amerikan kuotohet 26, në Kinë 41, tek Mançester Siti 51, Çelsi 67 dhe Ulvërhemptoni në Angli 201.