Edhe 10 vende të lira, “Tirona Fanatics” do të veshin bardheblu tribunën në Stamboll

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tirana do të përballet me Beshiktashin në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Vështirësinë e kësaj sfide e zbusin disi tifozët e nënkampionëve të “Abissnet Superiores”. Skuadra e Orges Shehit do të ketë mbështetje të plotë në këtë transfertë delikate.

“Tirona Fanatics” do të veshin bardheblu tribunën e tyre në stadium, teksa kanë njoftuar se kanë mbetur edhe 10 vende të lira në sektorin e tyre. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ultrasit e Tiranës tregojnë shitjen e shpejtë të biletave, çka nënkupton edhe mbështetjen e madhe të tifozëve për bardheblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *