Edgar Çani, një “mish i huaj” te Partizani!

Edgar Çani është dukur si një mish i huaj te Partizani në këto dy ndeshje të zhvilluara dhe, sistematikisht, i zëvendësuar me Sukajn nga trajneri Mark Juliano. Asnjë goditje në kuadratin kundërshtar në 130 minuta, duke llogaritur ndeshjen përballë Kukësit dhe Skënderbeut. Jo vetëm kaq, por dy zëvendësimet e Mark Julianos karshi tij kanë ardhur ekzaktësisht pas minutës së 60-të. Në fakt, ndërsa ndaj verilindorëve u la në fushë për 70 minuta, në Korçë u zëvendësua në minutën e 64-t.

Por, ajo që është më shqetësuese është forma e tij. Misteri “Çani”, duke parë se sulmuesi i ardhur me bujë të madhe duket totalisht jashtë forme ose ende i dëmtuar… Klubi, që nxitoi të reagonte ndaj shtypit që shkruajti për formën e lojtarit dhe dëmtimin e tij gjatë fazës në Itali, tashmë është “strukur” dhe nuk shpjegon pse lojtari ndërrohet sistematikisht pas 60 miutash lojë dhe pasi vrapon më kot pas asnjë ide dhe pa kombinuar me shokët? Ndoshta, Juliano duhet të flasë edhe për këtë…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *