Nëse kampionati do të përfundonte tani, Kukësi do ta shihte veten jashtë Europës. Larg arenës, për të cilën te verilindorët me të drejtë krenohen, se janë një prej skuadrave më të mira shqiptare. Aktualisht blutë pozicionohen në vendin e katërt, por problemi më i madh janë rezultatet me rivalët direkt.
Barazim me Laçin, humbje me Flamurtarin dhe sëfundmi dy disfata me peshë përballë Skënderbeut dhe Partizanit. Vetëm një pikë nga 12 të mundshme ndaj rivalëve direktë. Shumë pak për nje skuadër, synimi i të cilës është titulli kampion.
Më së shumti kjo ecuri ngjason me atë të një skuadre, që si ambicie ka mbijetesën dhe ndoshta një vend komod në mesin e renditjes. Me pozitat aktuale, Kukësi e sheh veten shumë larg kupave të Europës, për herë të parë në gjashtë vjet.
Duke nisur nga edicioni 2013-2014, verilindorët kanë qenë giithmonë aty, duke kaluar ture dhe rritur koeficientin e tyre, por edhe të kampionatit shqiptar. Që kjo traditë të vazhdojë duhet ndryshuar menjëherë ecuria e skuadrës. Fatmirësisht koha për skuadrën e Cungut premton, me kampionatin që ende nuk ka mbyllur fazën e parë, nga katër do që të luhen.