Ecën në hapat e të vëllait, 19-vjeçari shqiptar firmos me klubin e njohur suedez dhe është gati për etapën e re në karrierë

Besfort Zeneli po ecën në hapat e vëllait të tij, Arbër Zeneli. Djaloshi 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë profesioniste me afat kohor 2-vjeçar me Elfsborgun. Lojtari shqiptar ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve të moshave me klubin suedez, ndërsa tashmë ka siguruar edhe vendin e tij në ekipin A. Një etapë e re në karrierë, të cilën është gati ta presë.

Zeneli ka spikatur sezonin që shkoi, duke u dalluar për plot 30 gola. Diçka e tillë ka rënë menjëherë në sytë e drejtuesve të skuadrës, që nuk e kanë menduar dy herë ti ofrojnë një kontratë në ekipin e parë. Besfort Zeneli premton shumë për të ardhmen, teksa në të njëjtën mënyrë nisi edhe karriera e vëllait të tij, i cili dikur mbate veshur fanellën e Elfsborgut, ndërsa tani luan në elitën franceze./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online