E zbulojnë në Turqi, ja sa vlen Kaleb Ekuban!

Kaleb Ekuban njihet mjaft mirë në Shqipëri, teksa për një sezon shkëlqeu te Partizani. Golat e shënuar, që ishin 17, bënë që më pas Kievo ta shiste sulmuesi në Angli te Lids Junajtid. Ganezi këtë verë u largua nga Anglia në formë huazimi.

Momentalisht është pjesë e Trabzonspor, klub që vetëm për huazimin e tij ka paguar plot 200 mijë euro. Sikurse edhe kuptohet, Ekuban ka qenë i paarritshëm për klubet e Superiores. Këtë verë u fol shumë për një tentativë të Partizanit dhe Flamurtarit.

Sigurisht Lidsi ka pranuar ta lërë për 200 mijë euro në huazim, duke kursyer kështu edhe pagën për sulmuesin. Së fundmi është zbuluar se Trabzonspor mund ta blejë sulmuesin për shumën e 200 mijë eurove, sikurse edhe është parashikuar në kontratë.

Por ka edhe një klauzolë tjetër, që në raste se klub turk vendos ta blejë, menaxheri i Ekuban do të përfitojë shumën e 225 mijë eurove. Nisur nga ajo që sulmuesi ka dhënë deri më tani në kampionatin turk, zor se Trabzonspor do të paguajë.

Në total i gjithë operacioni i transferimit të tij (pa përfshirë përfitimet e lojtarit) do të kapte shifrën e 625 mijë eurove. 400 mijë euro do i shkonin mbrapsht Lidsit, që do të ulte humbjet nga transferimi i Ekuban, dhe pjesa tjetër është pagesa e menaxherit.

Sulmuesi 24-vjeçar ka luajtur shtatë ndeshje me Trabzonsporin deri më tani. Ai ka shënuar vetëm një gol dhe të gjitha ndeshjet i ka nisur nga stoli. Konkurrenca është e madhe në fakt te klubi turk, pasi peshën kryesore e mbajnë Burak Ilmaz (6 gola) dhe Hugo Rodalega (5 gola).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *