“E zbret Egbon nga qielli”, Sinemati e sheh ndryshe humbjen e Tiranës: Bëhet tokësor! Dikur nuk lejohej propaganda fetare

Tirana ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Teutës, për të rihapur kampionatin e Superiores. Tashmë Kukësi ndodhet vetëm gjashtë pikë larg dhe me një ndeshje direkte për të zhvilluar. Për Gëzim Sinematin ky rezultat do e ndihmojë Egbon për t’u zbritur nga qielli dhe për t’u bërë më tokësor. Gjithashtu në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati është shprehur se dikur këto propaganda fetare nuk lejoheshin në futboll, nisur nga fjalët e Egbos që gjithçka ia dedikon Zotit.

“Kjo humbje i bën mirë Tiranës, që Egbo të zbresë nga qielli dhe të bëhet më tokësor. Ajo që duhet të kuptohet është se Zoti nuk të ndihmon, po nuk ndihmove veten. Tani Egbo do të zbresë poshtë për t’u marrë me këto problemet që ka klubi. Po ta shihje ndeshjen sot, nuk e kuptoje se përse Tirana ka 30 gola dhe 15 pikë më shumë se Teuta. Ajo që ne duam është që t’i japim meritat Egbos se ka dorë në ato 17 ndeshje pa humbje. Po dikur në stadiume nuk lejohet as propaganda politike dhe as ajo fetare”, ka thënë Sinemati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *