E votojnë vetë tifozët, Myrto Uzuni përmbyll sezonin me një vend në formacionin e vitit

Myrto Uzuni ka lënë pas një sezon të shkëlqyer me Ferencvaroshin. Sulmuesi beratas provoi shijen e titullit kampion për herë të parë në një kampionat europian, ku ka dhënë kontributin e tij të madh me 12 golat e shënuar. Gjithashtu një impakt pozitiv e la edhe në grupet e Champions League, teksa festoi golin përpara syve të Kristiano Ronaldos.

Media hungareze, “Nemzeti Sport Online”, ka publikuar formacionin e sezonit 2020/2021, në të cilin dallohet edhe emri i Myrto Uzunit. Lojtari shqiptar është përzgjedhur nga vetë tifozët, votat e të cilëve kanë qenë rreth 6000 në numër. Kështu Uzuni e përmbyll sezonin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, ku pas titullit kampion zë një vend edhe në formacionin e vitit në Hungari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

May be an image of 11 people and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online