“E vështirë të kërkosh më shumë”, media italiane e veçon Manajn si më të mirin: Shënon si një bomber i vërtetë

Rei Manaj arriti të shënonte përsëri në Serinë A. Lojtari shqiptar hyri nga stoli kundër Kaljarit, por shumë shpejt do të festonte golin që do të hipotekonte fitoren e Specias.

Sulmuesi 25-vjeçar ka marrë një vlerësim të lartë nga mediat në Itali, ku “Tuttomercatoëeb” e veçon si më të mirin së bashku me Erlic dhe Kivior, të vlerësuar me notën 7.

“Hyn për të lu.ftuar kundër qendrës Kaljarit dhe shënon gol si një bomber i vërtetë. Është e vështirë të kërkosh më shumë”, shkruan “Tuttomercatoëeb”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *