Partizani dukej shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Luan Capanin, lojtarin e Milanit. Lajmi do të merrte dhenë edhe në mediat italiane të cilat raportuan për sulmuesin që mund të mbërrinte në Shqipëri.
Por situata ka ndryshuar kur pritej zyrtarizimi i këtij transferimi. “Partizani Fan Club”, faqja e dedikuar për lajmet rreth kryeqytetasve, raportoi pak ditë më parë se negociatat janë prishur pasi për Capanin ka ardhur një ofertë më e mirë dhe një kampionat më të fortë. /Sport Ekspres/