E vendosi Atalanta! Arsyeja e çuditshme, ja pse Chelsea e vlerësoi Armando Brojën me vlerën 50 milionë paundë

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit. Nëse londinezët zyrtarizojnë një tjetër sulmues, atëherë sulmuesi shqiptar do të bëjë menjëherë gati valixhet. Blutë e Londrës janë të interesuar më tepër për një shitje të Brojës.

Kjo pasi kërkojnë të fitojnë shumë para dhe më pas të investojnë në një emër të njohur, jo më sulmues të rinj dhe me potencial për të ardhmen. Por ka një arsye të çuditshme disi se pse Chelsea e vlerëson Brojën me të paktën 50 milionë paund.

Mediat britanike bëjnë të ditura se Chelsea i la këtë çmim Brojës pasi i hodhi një sy investimit që bëri Manchester United te Atalanta për të marrë Holjund. Djajtë e kuq dhanë 72 milionë paund për të marrë këtë sulmues në merkaton e verës dhe për këtë arsye, Chelsea mendon se Broja nuk mund të largohet pa u derdhur minimalisht 50 milionë paund në arkën e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online