Më në fund edhe Premie League ka marrë vendimin dhe do të ndjekë të njëjtën rrugë si ligat e tjera kryesore të Europës. Klubet kanë votuar në mënyrë unanime për të rinisr stërvitjen në grupe të vogla, sigurisht nën masa të rrepta sigurie. Nga kështu nga pasditja e nesërme ekipet angleze do të zbresin sërish në fushë pas një periudhe të gjatë izolimi prej pandemisë Covid-19.
Një hap pozitiv ky i hedhur përpara për futbollin në ishullin britanik, që pritet të nisë në mesin e muajit të ardhshëm. Ndërkohë vendimi i sotëm ka ardhur pas konsultimit me lojtarët, trajnerët, mjekët dhe Qeverinë. Edhe pse në media është raportuar se lojtarë të Premier League ishin të shqetësuar për sa i përket rikthimit të kampionatit, duke u frikësuar nga gjenda e veshtirë që Britania e Madhe po përjeton prej pandemisë, tashmë duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë bindur të zbresin sërish në fushë për ta çuar deri në fund sezonin e lënë përgjysmë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Njoftimi i Premier League:
Aksionarët e Premier League sot votuan njëzëri për t’u rikthyer në stërvitjen e grupeve të vogla nga nesër pasdite, hapi i parë drejt rifillimit të Premier League, kur të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Hapi i Parë i Protokollit të Kthimit në Trajnim u mundëson skuadrave të trajnohen duke mbajtur distancën sociale. Trajnimi me kontakt nuk është i lejuar akoma. Kjo fazë e parë është rënë dakord në konsultim me lojtarët, menaxherët, mjekët e klubeve të Premier League, ekspertë të pavarur dhe Qeverinë.
Protokollet e rrepta mjekësore të standardit më të lartë do të sigurojnë që të gjithë të kthehen në trajnime në mjedisin më të sigurt të mundshëm. Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve është përparësia e Premier League, dhe kthimi i sigurt në trajnim është një proces hap pas hapi. Konsultimi i plotë tani do të vazhdojë me lojtarët, menaxherët, klubet, PFA dhe LMA pasi hartohen protokolle për trajnime me kontakte të plota.