Partizani është eliminuar nga ana e Bazelit në “Conference League”. Kryeqytetasit janë mundur me rezultatin e përgjithshëm 0-5, pa arritur që të përshëndesin njëherë portën e kundërshtarit. Por pavarësisht këtij eliminimi që në turin e dytë me gjigandët zviceran, një futbollist i Partizanit po kryeson listën në “Conference League”.
Sigurisht që vendi i parë do të humbet gjatë ditës së sotme, por Stenio Junior ka më shumë gola të shënuar, 4 të tillë nga ndeshja me Sf Gheorge. Njëkohësisht Xhunior renditet në vendin e dytë sa i përket asisteve të dhëna, 3 të tillë. Fatkeqësisht që Partizani nuk është më pjesë e këtij rrugëtimi pasi Xhunior mund të kishte ende për të thënë nëpërmjet statistikave. /Sport Ekspres/