Partizani do të zbres sonte në fushën e blertë për të luajtur kundër Saburtalos, ndërsa debutimin e bëri Tirana ndaj Dudelanges. Bardheblutë janë mundur me shifrat 1-0 në përballjen e parë dhe do të kërkojnë përmbysjen në kthim. Ndërkohë Gentjan Alinani, i dërguar i Oversport në Gjeorgji, ka treguar edhe një detaj të veçantë:
“Kur mbaroi stërvitjen Partizani, niste edhe ndeshja e Tiranës. Teksa isha duke parë këtë ndeshje me Tibo, janë afruar edhe shumë lojtarë të Partizanit në autobuz për ta ndjekur këtë takim”, tha Alinani në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. /Sport Ekspres/