E veçantë/ Portieri i Reims “lë futbollin” dhe kthehet në fotograf, i kërkon Lionel Mesit të bëjë foto me djalin

Lionel Mesi ka debutuar me PSG në “Ligue 1” kundër Reims. Në përballjen e zhvilluar për “Ligue 1” do të vinte fitorja e gjigandëve francez në shifrat 0-2 me dopietën e Mbape. Megjithatë e gjithë vëmendja ishte ylli argjentinas, Lionel Mesi.

“Zoti” ka mbërritur në Francë! Menjëherë pas përfundimit të takimit, portieri i Reims, Pedrag Rajkovic ka shkuar për t’i kërkuar Mesit që të bënte fotografi me djalin e tij. Për një moment gardiani në Ligue 1 heq dorezat dhe kthehet në fotograf, si të ishte tifoz i thjeshtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *