Kukësi arriti që të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Egnatias. Goli i parë i ndeshjes do të shënohej nga ana e Bashës. Ky i fundit është shndërruar në heroin e ri të verilindorëve duke mposhtur portierin kundërshtar për t’i dhënë qetësinë skuadrës.
Ndërkohë goli i dytë erdhi nga Milunovic. Në këtë realizim kishte edhe një detaj të veçantë. Mbrojtësi i Kukësit, Ndreca, ka nisur që të festojë pa u shënuar ende goli. Në fund Milunovic nuk ka zhgënjyer, por kjo ishte e treta dhe e vërteta, pasi në dy raste më parë sulmuesi i verilindorëve i shkoi fare pranë golit. /Sport Ekspres/