E veçantë/ Humbi penalltinë! Salah ndryshoi këpucët në pushim, u kthye dhe shënoi 2 gola: Doja të kisha mendjen e qetë, të mos mendoja se…

Liverpuli arriti të fitonte kundër Newcastle në shifrat 4-2. Salah ishte padyshim heroi i ekipit të Klop, me dy gola të shënuara. Në pjesën e parë ai humbi një penallti dhe menjëherë pasi shkoi në dhomat e zhveshjes, zgjodhi që të ndryshonte këpucët.

Teksa u kthye në fushë, arriti të shënonte 2 gola në pjesën e dytë. Por për vet Salah, kjo zgjedhje e tij nuk është një supersticion. “Jo, nuk është supersticion pasi unë kam luajtur me shumë këpucë të ndryshme. Thjesht është një gjë që më kalon ndërmend dhe thotë:

“Në rregull, shko dhe ndryshe këpucët tani”. Kështu jam më i qetë dhe e kam mendjen te ndeshja. Nuk dua që në mendjen time të futen mendime të tipit: “Nuk kam shënuar ende një gol me këto këpucë”. Jo, thjeshtë ndrysho dhe qëndro i qetë në mendjen tënde, fokusohu te ndeshja”, tha Salah. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online