E veçantë/ Chelsea sigurohet që me Armando Brojën të mos luhet pisët siç bëri Atletico me Griezman, ja kushti i vendosur për Fulham

Armando Broja është lojtari më i ri i Fulham. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar për ekipin tjetër në Premier League, në formë huazimi, deri në fundin e sezonit. Vlen të theksohet se Chelsea ka vendosur një kusht të veçantë në kontratën për Brojën. (Videon e plot të detajeve të këtij transferimi e gjeni më poshtë, në emisionin Koha Shtesë).

Nëse Broja nis të paktën 10 ndeshje nga 16 ndeshjet e mbetura për Fulham në këtë sezon si titullar, atëherë Fulham nuk i detyrohet asnjë vlerë monetare Chelsea. Nëse Fulham nuk i jep mundësinë Brojës që të luajë të paktën 10 ndeshje si titullar, por më pak, Fulham duhet të paguajë 4 milionë paundë në arkën e klubit të londinezëve.

Kjo marrëveshje është fantastike për të treja palët, për dy klubet dhe vet lojtarin. Chelsea siguron veten që Broja të ketë minuta sa më shumë, në mënyrë që vlera e kartonit të tij të jetë e lartë kur ta shesë në verë.

Një marrëveshje e cila ka nisur edhe për shkak të “lojës së pisët” që bëri Atletico Madrid me Barcelonën. Atletico do të merrte Griezman si huazim me të drejtë blerje. Nëse Griezman luante më shumë se 30 minuta në ndeshje, Atletico ishte e detyruar që ta blinte për 40 milionë euro me klauzolën e vendosur nga Barcelona. Në atë kohë ekipi i Simeones e gjeti zgjidhjen duke e aktivizuar Griezman vetëm pas minutës së 60, duke i shmangur kushtit të vendosur nga Barcelona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online