E veçanta në mbyllje të ndeshjes! Tifozët nuk festojnë dhe mbledhin lojtarët me Olsi Ramën, Kallaku dhe Teuta kundërshtojnë te arbitrat

Partizani ka arritur që të fitojë mes dramës në përballjen me Teutën mes dramës 100 minutëshe. Të kuqtë ia dolën të përmbysin rezultatin në 2-1. Gjeorgjiev arriti që të shënonte golin e parë, ashtu si gjithmonë, kur të kuqtë e nisin në disavantazh.

Ndërkohë në minutat e fundit të pjesës së dytë, Zhunior arriti që të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit. E kur pritej që gjithçka të mbyllej ishte Cara që me një lëvizje të bukur në zonë arriti që të shënonte golin e përmbysjes.

Ndërkohë në fundin e takimit, stafi i Teutës dhe veçanërisht Kallaku ka pasur shumë kundërshtime te kryesorët e takimit. Nga krahu tjetër, nuk kishte vend për festë. Tifozët e Partizanit kanë mbledhur lojtarët dhe drejtorin Olsi Rama, atje ku kishte shumë diskutime dhe në fund pak vend për “paqe”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *