E veçanta e golit të Abazajt: I rrashë topit me inat, ne i nënvlerësojmë shumë rivalët

Kukësi arriti që të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, në takimin e vlefshëm për javën e 13 të Superiores. Kristal Abazaj ishte njeriu kyç pasi arriti të realizojë golin dhe të dhurojë një asist për të marrë tre pikët.

Sulmuesi ka treguar për “Supersport” se në realizimin e parë e ka goditur topin disi me inat, për lojën jo të mirë që po tregonte Kukësi. Gjithashtu ka folur edhe për nënvlerësimet që i bëhen kundërshtarëve. “Te goli i parë i kam rënë topin me inat. Kjo pasi nuk po bënim lojë të mirë. Por ai shkoi diagonal dhe në perfeksion. Ne i nënvlerësojmë shumë rivalët, pastaj e shohim veten keq kur na vendosin në presion. Po punoj shumë në stërvitje që të jem 100% në formë, pasi Kukësi nuk mund të më pres mua”, ka thënë Abazaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *