Paketa ligjore hartohet sipas qejfit, klubet në Superiore po mendojnë edhe bojkotin

Qeveria shqiptare ka hartuar një paketë të gjerë ligjore në lidhje me sportin, e cila është gati dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Por kjo paketë nuk ka bindur as presidentin e FSHF-së dhe as presidentët e klubeve të Superiores. Kjo për shkak se në të nuk përmbahen të gjitha pikat që vetë krerët e klubeve kanë kërkuar dhe për këtë arsye këta të fundit janë mbledhur sëe bashku për të diskutuar për këtë temë.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, presidentët e ekipieve të elitës së futbollit shqiptar po diskutojnë rikthimin mbrapsht të kësaj pakete, për t’i kërkuar kështu qeverisë Rama që të rihartohet sërish, por këtë herë duke përfshirë edhe kërkesat e tyre që momentalisht nuk janë marrë në konsideratë. Gjithashtu mësohet se situata mund të përshkallëzohet, madje duke paralajmëruar edhe një bojkot të mundshëm nëse një zgjidhje tjetër nuk do të ofrohet./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online