E turpshme/ Tjetër fytyrë para shqiptarëve dhe tjetër para zviceranëve, shihni se çfarë thotë Valon Behrami për Kosovën

Yjet shqiptarë të Zvicrës së viteve të fundit kishin mundësinë më të mirë që të përfaqësonin origjinën e tyre pas pranimit të Kosovës nga organizmat më të lartë të futbollit. Dardanët kishin të drejtën për të marrë futbollistë nga të gjitha Kombëtaret e mundshme, nëse do të gjeni marrëveshjen me ta. Por askush nuk lëvizi nga emrat e shumëpërfolur përveç Valon Berishës, i cili nuk e mendoi dy herë për të lënë vendin e titullarit te Norvegjia dhe për të ardhur te Kosova. Sa i përket futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, askush prej tyre nuk reagoi.

Në intervistën e dhënë gjatë kohëve të fundit të Valon Behramit për mediat në Kosovë, mesfushori u shpreh se askush nuk denjoi as që ta takonte, pasi ishte i gatshëm që të diskutonte rreth projektit për t’iu bashkuar dardanëve. Këto fjalët do të hidheshin poshtë shpejt nga ish-trajneri i Kosovës, Bunjaku, që mes të tjerash u shpreh se i kishte ofruar edhe shiritin e kapitenit Behramit.

Deri në këtë moment jemi duke folur për historinë e diskutuar edhe më herët. Por rrëfimi i ri i Valon Behramit për mediat në Zvicrës, sipas asaj që raporton “Insporti”, tregon qartazi dyfytyrësinë e turpshme të lojtarit. Kur është pyetur në lidhje me zgjedhjen e Kosovës, Valoni është shprehur se nuk e ka menduar kurrë ndërrimin e vendimit.

“Ju e dini si kam mbërritur në Zvicër. Me asgjë. Nuk ka qenë e lehtë për mua si shqiptar. Jam krenar që kam dëshmuar se bëj gjithçka për Zvicrën. Unë kurrë nuk e kam konsideruar të luaj për Kosovën, as kur u bë e mundur. Ka qenë shumë e qartë për mua se do t’i jepja gjithçka Zvicrës”, u shpreh Behrami.

Pra një fytyrë në mediat shqiptare për të treguar dashurinë ndaj origjinës, por që nuk u panë kurrë dhe nuk janë kontaktuar në asnjë moment nga pjesëtarët e Federatave, për t’i deleguar gjithë përgjegjësinë, ndërsa në mediat zvicerane tregojnë gjithë besnikërinë për ngjyrat helvete duke u shprehur se nuk e kanë menduar në asnjë moment që të ndërrojnë zgjedhjen e tyre. Atëherë, kush pjesë e historisë është e vërteta Valon? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *