E turpshme/ Polakët duan të përfitojnë nga tragjedia e Ukrainës, kërkojnë finalen për në Botëror pa ndeshje: Nëse nuk e japin, skandal i FIFA-s

Tragjedia e dikujt është përfitimi i një tjetri. Kjo është situata që po ndodh aktualisht në futboll. Rusia ka nisur p.ushtimin e Ukrainës, por në Poloni e kanë mendjen në tjetër drejtim: “Të na japin direkt biletën fituese për të shkuar në finalen e Play-Off të Botërorit”. Sipas kalendarit ishte programuar për në mars ndeshja gjysmëfinale mes Polonisë dhe Rusisë. Por me nisjen e lu.ftës në Ukrainë, Rusia u përjashtua duke krijuar idenë se polakët do të kalonin më tej pa u ndeshur. Megjithatë FIFA ka nisur të ndryshojë qëndrim. Marrë shkas nga fakti se janë të detyruar për të ndryshuar edhe datën e ndeshjes së Ukrainës, që kurrsesi nuk mund të luhej në mars, duke e dërguar për në qershor, edhe Rusia e pretendon me të drejtë një gjë të tillë.

Me mendimin se deri në qershor do të ketë mbaruar luf.ta, rusët shpresojnë shumë për një mundësi të dytë pasi nuk janë përgjegjës rreth urdhrave të Putin. Ndërkohë zëdhënësi i Federatës Polake të Futbollit, ka folur ashpër mbi gjithë situatën: “Nuk kemi asnjë informacion nga FIFA. Askush nuk e di se çfarë po bëhet në Ukrainë. Aty janë vr.arë civilë dhe të pafajshëm. Si mund të lejohen rusët të luajnë futboll prapë? Ajo që po bën FIFA është e pafalashme”, shprehet Jakub Këiatboëski, që më shumë sesa ndjeshmëri për ukrainasit, kërkon biletën për në Botëror. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *