E turpshme/ Kriza ku ka mbërritur Arsenali, reagojnë legjendat për shkarkimin nga puna të…”Maskotës”

Maskota e një klubi ka një rëndësi të madhe për tifozët që janë rritur duke e parë në stadium. Kështu ndodh edhe te Arsenali, atje ku Jerry Kwai i veshur me një kostum “Ganersaurs” ka punuar gjatë çdo dite që nga viti 1993. Në ditën e hënë do të merrte edhe lajmin shokues, atje ku drejtuesit londinez i thanë se nuk do ta bëjë më punën e tij të zakonshme.

Nuk ka më dalje me veshjen argëtuese për tifozët para ndeshjes, sidomos për ata që janë më të vegjëlit. Një vendim tërësisht i turpshëm ky nga ana e Arsenalit që kanë sjellë edhe reagimin e dy prej legjendave të klubit. Paul Merson është shprehur: “Jam i shokuar. E pabesueshme! Jam i zhgënjyer. Imagjinoj tifozët e Arsenalit që tani janë 30-40 vjeç, të gjithë u rritën që fëmijë me Ganersaurus. Pa të, Arsenali do të jetë i varfër”. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe Ian Wright, i cili e cilëson si një lajm të tmerrshëm.

Arsenali ka vendosur për shkarkimin nga puna edhe të maskotës pas një krize që janë duke pësuar që pas rënies së Koronavirusit. Topçinjtë kërkuan të shkarkonin 55 punëtorë të klubit nga puna duke hasur edhe kryengritje brenda klubit, pasi futbollistët që hoqën dorë nga një pjesë e pagës së tyre e morën vendimin për të evituar pikërisht probleme të këtij lloji. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online