“E trumpetuan Dinamon sikur do bëjë namin“, Moçka nuk bindet nga nëndetësja: Do ngjitemi në Superiore si kampionë

Shpëtim Moçka ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Portieri vlonjat shprehet i bindur se Flamurtari do të ngjitet në “Abissnet Superiore” si kampion i Kategorisë së Parë. Moçka ka mënjanuar Dinamon si pretendentin kryesor për titullin. Sipas tij kryeqytetasit janë trumbetuar më tepër në media, por në fushë nuk e kanë justifikuar jehonën mediatike.

“Pas një nisjeje jo të mirë të kampionatit, mendoj që ekipi e ka gjithë potencialin për të arritur objektivin për t’u ngjitur në Superiore. Do ngjitemi në Superiore si kampionë. Kemi një ekip më të mirë se kundërshtarët. Kam dëgjuar nga specialistët e futbollit që Dinamo është favorit për të fituar kampionatin, por mendoj që Flamurtari ka ekip më të mirë se Dinamo. E kemi treguar këtë edhe në fushën e lojës. Presidenti është super korrekt. I ka plotësuar të gjitha kërkesat të gjithë lojtarëve. Tani mbetet që ne t’ja shpërblejmë në fushën e lojës. Dinamo e kanë trumpetuar shumë sikur do bëjë namin, do fitojë vendin e parë. Por mua Dinamo më është dukur një ekip normal. Korabi është një ekip shumë i vështirë. Është një kockë e fortë në Kategorinë e parë.“, ka deklaruar Shpëtim Moçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online