Teuta arriti që të fitonte Superkupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë në shifrat 3-0 pavarësisht shumë kritikave mbi performancën e tyre në Europë. Në sezonin e shkuar Martini ka pasur edhe përplasje në distancë me pjesëtarët e Vllaznisë, që cilësonin lojën jo të mirë të durrsakëve. Nisur nga ky fakt, trajneri i Teutës ka thumbuar kundërshtarët në intervistën për “RTSH Sport”.
“Jemi në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira që kemi bërë vjet. Kjo tregon se kush e meritoi kampionatin në sezonin e shkuar se ishim konkurrent me Vllazninë. Shpresoj t’i ketë pëlqyer loja jonë kundërshtarit. Kështu e nisëm edhe vjet duke fituar në Superkupë dhe dolëm kampion. Do të jetë luftë e hapur dhe do të kërkojmë për më të mirën. Presim edhe një lojtar në merkato”, tha Martini. /Sport Ekspres/