E thotë gazeta e njohur në itali: Elseid Hysaj mund të kalojë tek rivalët e Napolit

Sipas të medias italiane “Calciomercato”, Napoli dhe Roma së shpejti mund të takohen për të arritur një marrëveshje mbi një transferim të mundshëm të Elseid Hysaj. Napoli nuk ka vendosur t’ia rinovojë kontratën shkodranit, e cila përfundon në vitin 2021. Sëbashku me Hysaj Roma mund të marrë dhe portierin e italiano-jugorëve, David Ospina. Do të ishin dy tratativa të zgjuara për skuadrën e drejtuar nga Gatuzo, pasi shpenzuan vetëm 5 milionë euro për mbrojtësin kur e transferuan nga Empoli.

Një kalim i lojtarit tek Roma do t’i kushtojë kryeqytetasve së paku 15 milionë euro të cilat do ta ndihmojnë ekipin të blejnë objektivin e kërkuar,Federico Fazio. Mbrojtësi shqiptar i krahut të djathtë po kalon një formë jo të mirë tek napoletanët dhe e ka humbur pozicionin e titullarit. Kjo situatë filloi kur në krye të pankinës u vendos trajneri Karlo Ançeloti, i cili nuk besoi tek lojtari. E njëjta problematike ndodhi edhe pas zëvendësimit të Ançelotit me Gatuzon, që vazhdoi ta linte 26 vjeçarin në stol./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *