E thonë nga Italia/ Murinjo bën projektin për 10 të paprekshmit e Romës, i qartë edhe për Marash Kumbullën

Roma e ka ndërruar trajnerin dhe duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë Murinjo në krye. Ndërkohë me teknikun Foneska do të luhet edhe përballja e fundit në këtë sezon që nuk shkoi sipas dëshirave të klubit. Së fundmi është “La Gazzetta dello Sport” që ka shkruar një artikull sa i përket Romës së ardhshme. Aty gjenden 10 lojtarët e paprekshëm që do të jenë baza e sezonit të ardhshëm me trajnerin portugez.

Aty përfshihet edhe Marash Kumbulla si një talent që do të mbajë peshën e madhe me Murinjon. Kësaj liste që do të jetë “shtylla kurrizore” e Romës “së re” i bashkohet: “Mancini, Smalling, Karsdorp, Spinazzola, Cristante, Veretout, Darboe, Pellegrini dhe Zaniolo”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online