Shumë kritika për Vllazninë për mungesën e rezultateve në gjithë këtë periudhë. Edhe pas shkarkimit të Brdariç, shkodranët nuk po gjejnë dot vazhdimësinë e rezultateve. Ndërkohë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Laçin, Elvis Plori ka treguar sesa e ndien përgjegjësinë dhe peshën e punës së tij.
“Si trajner jam gjithmonë nën presion, por e them me shpirt që në Shkodër kam ardhur për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi këtu jam në shtëpinë time. Këtu ka gjithmonë presion, por unë dua të dalë faqebardhë pasi jam shkodran dhe kur nuk fitojmë mezi i dalë përpara njerëzve të shtëpisë.
Jam trajner që mundohem të bëj gjithmonë maksimumin. Laçi? E kemi analizuar, është një skuadër agresivë dhe dalin shpejtë në kundërsulme. Janë të fortë, por shpresoj që nesër të jetë dita jonë dhe jo e atyre. Ndryshimi i trajnerit te Laçi? Nuk e di, por them që janë të dy trajnerët me eksperiencë dhe dinë si t’i zgjidhin problemet e skuadrës”, tha Plori. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/